logo

Mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Testimit të Ndjeshmërisë Antimikrobike sipas EUCAST

Ditën e hënë, më 29 korrik 2019, në ambientet e ISHP-së, u mbajt mbledhja e parë e Komitetit Kombëtar të Testimit të Ndjeshmërisë Antimikrobike sipas EUCAST.

Ky komitet do të rekomandojë në shkallë kombëtare metoda të standardizuara për përcaktimin in vitro të determinantëve të rezistencës antimikrobike, si dhe do të zhvillojë pikat ndarëse (breakpoints) për antibiotikët në bashkëpunim me EUCAST, duke ndihmuar kështu në gjenerimin e të dhënave kombëtare të besueshme për rezistencën antimikrobike.

Komiteti përbëhet nga nëntë ekspertë të fushave të ndryshme: mikrobiologjisë klinike, sëmundjeve infektive dhe farmakologjisë.
Në takim ishte i pranishëm edhe Dr. Raul Gonzalez Montero, drejtues i Zyrës së OBSH-së në Shqipëri 🇦🇱.